BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë konfirmon suspendimin e zyrtarëve të burgjeve, ja emrat

Ministria e Drejtësisë konfirmon suspendimin e zyrtarëve të burgjeve, ja emrat

Të ngjajshme

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin...
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar raportimet e lajmi.net lidhur me suspendimin e 10 zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pas ngritjes së aktakuzave ndaj tyre.

“Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar shkresën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku është informuar se ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës është ngritur aktakuzë”, thekson kjo ministri, raporton lajmi.net.

“Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, MD/SHKK ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna deri në përfundimin e procedurës penale ndaj: E.TH, SH.H, I.D, A.U, B.D, V.B, A.B, Y.B, G.A dhe XH.Z”, theksohet në njoftim, duke u dhënë vetëm inicialet e të larguarve.

Sipas burimeve të lajmi.net në këtë ministri, janë pezulluar Shemsi Hajrizi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i administratës në shërbimin korrektues, Ismail Dibrani, drejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe zyrtarë të tjerë nga ky shërbim.

Dy zyrtarët e lartë, Hajrizi dhe Dibrani janë pezulluar nga Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kurse zyrtarët tjerë nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Siç mëson lajmi.net, pezullimet janë bërë pasi që ndaj zyrtarëve të lartëpërmendur është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kundërshtim me nenin 422 par 1 dhe 2.1,2.2,2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndër të akuzuzarit është Bashkim Dervisholli, zyrtar korrektues, i cili akuzohet se ka dhënë ndihmë për lirimin e kundërligjshem të personave të privuar nga liria. Dervisholli ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz