BallinaLajmeDardan Molliqaj: Do të takohem edhe njëherë me Albin Kurtin

Dardan Molliqaj: Do të takohem edhe njëherë me Albin Kurtin

Të ngjajshme

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i është gëzuar vendimit të Kryesisë së partisë për takim me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kriza në parti.

Ai ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në këtë takim, ndërsa ka shprehur zhgënjimin e tij që anëtarja e Kryesisë, Dejona Mihali, ka votuar kundër këtij propozimi.

Molliqajt po ashtu nuk i ka pëlqyer as abstenimi i anëtarëve të kryesisë, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Xhelal Sveçlës, rreth propozimit.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Molliqajt:

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.

Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.

Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz