BallinaLajmeNë prill dorëzohet Projektligji për Ushtrinë

Në prill dorëzohet Projektligji për Ushtrinë

Të ngjajshme

S’është serioz lëndimi i Ekitikes, pritet të rikthehet shumë shpejtë

Ylli i Liverpoolit, Hugo Ekitike është lënduar së fundmi. Ajo...

Arenali dhe City bëjnë ‘histori’, ende pa nisur finalja e Carabao Cup

Arsenal dhe Manchester City kanë bërë histori që para...

Egli Tako shkëlqen në paraqitjen e fundit me fustan vjollcë!

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e...

Më 17 shkurt bëhen 10 vjet prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, mirëpo ende as pas një dekade nuk e ka formuar ushtrinë e saj, shkruan Zëri.info

Pavarësisht kësaj, nga Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës (MFSK) kanë bërë të ditur për “Zërin” se më së largu deri në fund të muajit prill të këtij viti Qeverisë do t’i përcillet Projektligji i ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Me këtë rast MFSK-ja ka bërë të ditur se FSK-ja është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në ushtri.

Mirëpo ekspertët e çështjeve ushtarake konsiderojnë se një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë shpejt, meqë tashmë është shndërruar në një proces të komplikuar.

Ndërkohë, për t’i hapur rrugën ushtrisë pro ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë edhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve joshumicë (duke përfshirë këtu edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët deri më tash kanë qëndrim “kundër”)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz