Daniele Massaro: “Të dashur miq nga Kosova dhe tifozë të AC Milan, shihemi në vendin tuaj të bukur”
01

Lexo edheÇmime ‘stratosferike’: Ja sa kushtojnë biletat e ndeshjes Feronikeli – Milan

“Të dashur miq nga Kosova dhe tifozë të AC Milan. Unë jam Daniele Massaro. Kam nderin që për tetë sezone kam veshur fanellën e AC Milan dhe është kënaqësi që kam luajtur me ekipin që ishte më i miri në historinë e këtij klubi”.
Massaro ka bërë komplimente edhe për Kosovën duke e quajtur “vend të bukur”, ku ka konfirmuar datën 10 gusht si ditë e përballjes më Kampionin e Kosovës.
“AC Milan do të organizojë një ndeshje në Prishtinë, ku do të luajë kundër FC Feronikelit me 10 gusht. Shihemi në vendin tuaj të bukur për të ndjekur ndeshjen. Shpresoj të shihemi shumë shpejtë në Prishtinë. Forca Milan!”, thotë me tej Massaro.
Kujtojmë kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.

Lexo edheÇmime ‘stratosferike’: Ja sa kushtojnë biletat e ndeshjes Feronikeli – Milan
https://www.facebook.com/sportirtvd/videos/551185665412752/