Çmime ‘stratosferike’: Ja sa kushtojnë biletat e ndeshjes Feronikeli – Milan
01

Lexo edheShtylla elektrike bie mbi rrethojë të oborrit në Drenas, rrezikon banorët

“AC Milan dhe FC Feronikeli janë të lumtur t’iu njoftojnë se të shtunën, më 10 gusht , në orën 20:45 (ora lokale) ata do të marrin pjesë në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, Kosovë”, thuhet në pjesën hyrëse të njoftimit të skuadrës italiane, përcjell lajmi.net.
Por, për ta parë Milanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, tifozët duhet të bëhen gati për kursime jo të vogla për nivelin e jetesës në Kosovë.
Bileta më e lirë për këtë miqësore, besojeni ose jo, kushton 35 euro.

Lexo edheShtylla elektrike bie mbi rrethojë të oborrit në Drenas, rrezikon banorët
Çmimi i biletave rritet duke vazhduar me 50 euro, 85 euro dhe 115 euro.
Por, nëse dikush dëshiron ta shoh këtë ndeshje nga tribuna VIP, duhet të paguajë biletë deri në 155 euro./Lajmi.net/