back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaBotëDalja e Britanisë nga BE-ja “do të komplikonte” ekonominë globale

Dalja e Britanisë nga BE-ja “do të komplikonte” ekonominë globale

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Ministrat e Financave të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë paralajmëruar se dalja e mundshme e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të komplikonte ekonominë botërore.

Mbretëria e Bashkuar mban në qershor referendumin për anëtarësinë e saj në BE.

“Pasiguritë në opinionin botëror janë rritur, ndërsa konfliktet gjeopolitike, terrorizmi, dyndja e refugjatëve dhe dalja potenciale e Britanisë nga BE-ja do të komplikojnë po ashtu mjedisin global ekonomik”, ka thënë G7-ta pas bisedimeve dyditëshe që ka zhvilluar në Sendai të Japonisë.

“G7-ta angazhohet për të punuar së bashku për të forcuar luftën globale kundër terrorizmit”, ka shtuar grupi.

G7-ta përfshin Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe Britaninë. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz