back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDaka: ‘No Coment’, pas reagimit të ambasadës së SHBA-ve

Daka: ‘No Coment’, pas reagimit të ambasadës së SHBA-ve

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka dashur të jap asnjë koment në lidhje me reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë rreth ricertifikimit të disa kandidatëve për të garuar në zgjedhjet lokale.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që kandidatët që ishin decertifikuar nga KQZ-ja të ricertifikohen përsëri ka reaguar edhe ambasada mike e Kosovës. Kjo e fundit ju ka kundërpërgjigjur Supremës për këtë vendim.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhrat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet. E kuptojmë vendimin e KQZ-së për ti kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Ndërsa, Valdete Daka nga KQZ ka thënë për ‘Indeksonline’ se nuk e komenton reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Sipas Dakës, asesi nuk i komenton reagimet sidomos nga një ambasadë mike e vendit.

“Unë skam qysh me i komentu reagimet e ambasadave e aq më tepër të një ambasade mike që është ambasada amerikane në Kosovë. S’kam qa me thanë pra , No coment. Ata kanë thënë atë që e mendojnë dhe nuk kisha dashur ta komentojë fare. Unë as se kom komentuar vendimin e gjykatës supreme as nuk e komentoj as reagimin e ambasadës. Unë thash nuk i komentoj reagimet e sidomos jo të ambasadave mike të cilat janë në Kosovë”, ka thënë Daka.

Ndërkaq, kujtojmë se gjykata supreme tashmë ka marrë vendim që tre kandidatët e decertifikuar nga KQZ,  dy nga Nisma dhe një nga LDK do të ricertifikohen dhe t’ju lejohet të garojnë në zgjedhjet lokale. Ata janë, Zafir Berisha për qytetin e Prizrenit (Nisma), Milazim Xani, për anëtarë të Kuvendit  Komunal Fushë Kosovë ( Nisma) si dhe Hazbi Bajra (LDK) për anëtarë të Kuvendit Komunal në Istog./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz