Çudia në “Notre Dame”, si i shpëtuan zjarrit 180 mijë bletë

Dhjetëra mijëra bletë të mbajtura në koshere në çatinë e Notre Dame mbijetuan nga zjarri shkatërrues që depërtoi në katedrale.
Nicolas Geant, bletari i monumentit, tha se 180.000 bletët që jetonin në tre koshere në kulmin e çatisë së katedrales janë zbuluar gjallë.
“Unë ndihem i lehtësuar. Pashë fotografitë satelitore që treguan se tre kosheret nuk u dogjën, mendova se ato ishin shkrumbuar me katedralen. Kur bletët ndjejnë zjarrin, ato futen në mjaltë dhe mbrojnë mbretëreshën e tyre. Bletët evropiane kurrë nuk i braktisin kosheret e tyre”, tha ai.
Geant është kujdesur për bletët që nga viti 2013, kur u instaluan si pjesë e një iniciative të gjerë të qytetit për të rritur numrin e bletëve në rënie. Geant tha se dioksidi i karbonit, i shkaktuar nga zjarri, i vuri bletët në një gjendje përgjumje, në vend që t’i vriste ato.

Lexo edheI kishin dhënë pak javë jetë, 2-vjeçari shërohet FOTO
Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar ta rindërtojë katedralen brenda pesë vjetësh. Zjarri besohet të jetë një ngjarje aksidentale.














