Clark: Gligorov më tha se “Shqiptarët do luftojnë”
BILLI

Lexo edhe“Do t’ju rjepim si serbi”, radikalët katolikë të Shqipërisë që fyen kosovarët janë duke u kërkuar nga policia

Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për ‘Zërin e Amerikës’ në gjuhën serbe tregoi një bisedë me presidentin Gligorov. “Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark.
Po ashtu ai ka thënë se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Sllobodan Milosheviqin. “Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, tha Clark

Lexo edhe“Do t’ju rjepim si serbi”, radikalët katolikë të Shqipërisë që fyen kosovarët janë duke u kërkuar nga policia