back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeÇfarë do të bëjë Zafir Berisha pas vendimit të KQZ-së

Çfarë do të bëjë Zafir Berisha pas vendimit të KQZ-së

Të ngjajshme

Mbrojtje e dobët e Kosovës, Zvicra shënon edhe golin e tretë (VIDEO)

Zvicra ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës. Silvan...

Zvicra i shënon Kosovës, Akanji gjen rrjetën pastër

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Zvicrës dhe...

Angela Martini magjeps me fustan të kuq

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka mahnitur...

Deputeti i Nismës Zafir Berisha, është deklaruar pas vendimit të KQZ-së që ai të decertifikohet dhe t’i pamundësohet gara për të parin e Prizrenit.

Berisha i ka thënë Gazetës Blic, se ai do bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

“Klani Pronto e ka arritur qëllimin, që të më ofendoj, por unë do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, sepse ky dënim nuk do të mundet të më pengojë të eci tutje, po ashtu do të bëjë edhe ankesa në KQZ”, deklaroi Berisha.

Megjithatë Berisha shtoi se çfarë do vendimi që do të merret,  ai do ta respektoj atë.

“Do t’i respektoj vendimet, por edhe të drejtat e mija do t’i shfrytëzoj”, tha Berisha.

Gjatë ditës së sotme, KQZ ka marrë vendim që të decertifikikohen   86 kandidatët për asamble komunale dhe kandidatë për kryetar të komunave, ndër ta edhe deputeti Zafir Berisha.

Kujtojmë që Zafir Berisha ka një dënim prej 140 euro për shkak të kyçjes në energjinë elektrike në mënyrë ilegale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz