back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti  sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedoi për krijimin e institucioneve të reja. Ambasadori Sardi e përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe theksoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në të gjitha fushat.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë përkrahjen e Italisë për Kosovën në periudhat e shtet formimit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai tha se përkrahja e Italisë për rrugën evropiane të Kosovës është e nevojshme dhe do të përshpejtonte përmbushjen e kritereve.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Sardi biseduan për përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që hap rrugën drejt integrimit evropian. Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Sardi folën edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht edhe për thellimin e reformave që do të mundësonin zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në vend dhe do të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz