back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaJetëÇfarë është një mëngjes ideal

Çfarë është një mëngjes ideal

Të ngjajshme

Mbi dy dekada në ekran, Luana Vjollca flet për revistën prestigjioze “L’Officiel”

Luana Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën...

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...
Një mëngjes i lehtë shoqëruar me kafe, çfarë do të ishte më mirë për të filluar ditën?

Tashmë është e qartë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës sonë. Mirëpo shumica prej nesh e shmangim atë. Disa me arsyen se mëngjesi ju shton kile, të tjerë sepse nuk i kushtojnë rëndësi. Mirëpo, mëngjesi është vakti më i shëndetshëm i ditës.

Më shumë proteina se sheqer

Sheqeri, edhe pse të jep energji të menjëhershme, ndodh për pak kohë. Më vonë shumë prej tyre kthehen në kalori se sa në energji. Edhe pse për të gjithë është normale që zgjimi të bëhet duke shijuar diçka të ëmbël, megjithatë këshillohet që kjo të shmanget ose të zëvendësohet me diçka tjetër më të lehtë, si drithërat.

Kujdes me sasinë

Edhe pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me sasinë. Mjafton për mëngjesin si edhe për drekën 300 kalori.

Ha brenda një ore nga zgjimi

Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës. Idealja është konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz