back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaJetëGatimePërgatitni çokollata ‘Bounty’ në shtëpinë tuaj

Përgatitni çokollata ‘Bounty’ në shtëpinë tuaj

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Jo domosdoshmërish duhet t’i blini çokollatat ‘Bounty’, sepse me recetën e poshtme, të cilën Telegrafi e sjell për ju, mund t’i përgatitni ato vet në shtëpinë tuaj.

PËRBËRËSIT:

– 250 gramë kokos i tharë

– 250 gramë qumësht i kondensuar

– Gjysmë luge gjelle pastë vanilje

– 500 gramë qumësht çokollate

Përgatitja

Përzieni bashkë kokosin, qumështin e kondensuar dhe gjysmën e lugës pastë të vaniljes derisa të fitohet një masë homogjene. Formoni përzierjen në 8 copa të barabarta dhe vendosni në frigorifer për t’u ngirë.

Shkrijeni çokollatën derisa të jetë plotësisht e lëngshme. Vendosni copat që i keni bërë ë futur më parë për tu ngrirë  në një raft me tela të vendosur mbi një tabak për pjekje dhe derdhni çokollatën mbi to që të rrjedhë në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që çokollata të mbulojë çdo pjesë të kokosit në të gjitha anët.

Vendoseni në frigorifer për 30 minuta për t’u ngrirë.

Kthejeni copat në anën tjetër dhe përsëritni procesin e mbulimit të tyre në mënyrë që çdo anë e copave të kokosit të mbulohet me çokollatë.

Prapë vendoseni në frigorifer për t’u ngrirë pjesa tjetër e çokollatës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz