Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Tottenham Hotspur, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke thënë se me këtë ekip mund ta mposhin secilën skuadër, shkruan Indeksonline
Ai poashtu vlerëson lartë bashkëlojtarët e tij të cilët janë të bashkuar në çdo ndeshje.
“Pas pothuajse katër javësh pa qenë në shtëpi, ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim dhe t’u jepnim tifozëve atë që meritojnë. Mendoj se sot ishim skuadra më e mirë dhe i merituam tre pikët.
“Si individualisht ashtu edhe kolektivisht, forca dhe energjia që ka kjo skuadër janë të pabesueshme. Ne e dinim para sezonit, në mes të sezonit dhe tani në fund, se mund të mposhtim këdo nëse qëndrojmë të bashkuar dhe nëse luajmë kështu – me këtë energji, mentalitet, uri dhe dëshirë.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe i marrim këto tre pikë.”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes.
/Indeksonline/