Hazard flet për Salah dhe rivalitetin mes tyre: Kemi pasur marrëdhënie të mira!
dp

Lexo edheSpektakël golash në ndeshjen Como vs Inter, “ziekaltërtit” afër titullit kampion

Ish-ylli belg i futbollit, Eden Hazard, ka folur me respekt dhe admirim për Mohamed Salah, duke theksuar marrëdhënien e tyre të mirë pavarësisht krahasimeve që janë bërë ndër vite mes dy lojtarëve.
Hazard u shpreh se është gëzuar për golat e sulmuesit egjiptian dhe theksoi se mes tyre gjithmonë ka pasur respekt të ndërsjellë.
“Isha i lumtur ta shihja të shënojë këtë fundjavë,” tha Hazard.

Lexo edheSpektakël golash në ndeshjen Como vs Inter, “ziekaltërtit” afër titullit kampion
“Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë. Kemi luajtur bashkë, shumë herë edhe kundër njëri-tjetrit, jemi krahasuar… por ai është një djalë i shkëlqyer. Shpresoj të vazhdojë të shënojë gola,” shtoi ai.
/Indeksonline/