Carroll “nxjerr zbuluar” Rooneyn: Pinte alkool dhe cigare në grumbullimet me Capellon
dp

Lexo edheAdeyemi shkon në stërvitje të Barcelonës me veturë me tabela kosovare

Andy Carroll tregon detaje të veçanta për mënyrën sesi Wayne Rooney e kalonte kohën e lirë në grumbullimin e kombëtares angleze.
Ish futbollisti i ‘Tre Luanëve’ e bën këtë rrëfim në një libër autobiografik duke nxjerrë zbuluar ish yllin e Manchester United teksa tregon disa detale rreth tij.
“Kur ishim në grumbullim nën urdhrat e Fabio Capellos, e gjeja të shtrirë në dhomë teksa pinte duhan dhe alkool duke parë televizor. Ishte i rrethuar nga paketa cigaresh dhe kuti birrash e shishe vere dhe të gjitha i dorëzoheshin në dhomë nga drejtori i hotelit. Kjo ishte mënyra e tij për të thyer monotoninë; preferonte më shumë të konsumonte pak pije alkoolike se sa të kalonte kohën duke vështruar muret e dhomës së tij”, u shpreh Caroll.

Lexo edheAdeyemi shkon në stërvitje të Barcelonës me veturë me tabela kosovare
Carroll luajti së bashku me Rooneyn, gjatë “Euro 2012” teksa u kualifikuan në çerek-finale.