BallinaSportCancelo: Faleminderit Interit që më ndihmoi të shkoj te klubi më i...

Cancelo: Faleminderit Interit që më ndihmoi të shkoj te klubi më i madh italian Juventus

Të ngjajshme

Mungesa e tij ndihet çdo ditë”/ Vajza e Dr. Florit përlotet

E ftuar këtë të premte në “Goca dhe Gra”...

Real Madrid në prapaskenë? E ardhmja e Enzo Fernandez në pikëpyetje

Agjenti i Enzo Fernández, ish-reprezentuesi argjentinas Javier Pastore, ka...

Irani rrëzon dy avionë ushtarake të ShBA-së

Një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore të ShBA...

Futbolli italian në krizë, Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Ish-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka...

Joao Cancelo e ka falënderuar Interin që ia ka mundësuar kalimin te Juventusi, që e quan si klubin më të mirë në Itali, ndërsa Max Allegrin si një nga trajnerët më të mirë në botë.

Të dy skuadrat do të takohen të shtunën në mbrëmje në ‘Derby d’Italia’.

“Kur arrita në Itali, ishte një ndryshim rrënjësor për mua, pasi erdha nga liga spanjolle, ku teknika është gjëja më e rëndësishme, ndërkohë që taktikat këtu janë në aspekt themelor”.

Joao Cancelo. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

“Luciano Spalletti më ndihmoi shumë, veçanërisht për të kuptuar disa koncepte mbrojtëse, dhe unë jam mirënjohës ndaj tij për këtë. Gjashtë muajt e huazimit te Interi ishin të rëndësishme”.

“Kjo përvojë më lejoi të bashkohem me Juventusin, klubin më të mirë në Itali, me Allegri një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai është një person i madh dhe unë ende kam shumë për të mësuar prej tij”, ka thënë Cancelo.

Cancelo në aksion . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Ka pasur raportime që Cancelo i ‘pëlqen’ postimet në mediat sociale që përmbajnë përmbajtje për largimin e Allegrit, duke i mohuar.

Ai i ka lavdëruar yjet e Juves, duke shtuar me ta do të rritet edhe më shumë se futbollist.

“Nëse punoni me lojtarë si Douglas Costa, Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala, Alex Sandro, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, ju gjithashtu përmirësoheni në aspektet ku ju mungojnë”.

Joao Cancelo e Cristiano Ronaldo. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

“Në skuadër më bëri përshtypje më shumë në ditët e mia të para te Juve, Miralem Pjanic, pasi edhe para se topi të arrijë, ai tashmë e di se çfarë të bëjë”.

“Cristiano është punë e madhe, talent dhe përkushtim”, ka thënë Cancelo. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz