Britania dhe BE-ja në mbështetje të familjeve të të zhdukurve: “E vërteta dhe drejtësia janë domosdoshmër
dp

Lexo edheKonjufca merr pjesë në Forumin e Ishujve të Paqësorit në Palau

Zëvendësambasadorja britanike në Kosovë, Agnes Annells, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore së bashku me familjarët, ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Ambasada Britanike deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mbështet një qasje ndaj trashëgimisë së luftës që i vendos viktimat në qendër.
“Kjo duhet të kërkojë të vërtetën, të ruajë dinjitetin dhe të sigurojë përkujtimin për të gjithë ata që janë prekur”, thuhet në deklaratë.
Në homazhe mori pjesë edhe i ngarkuari me punë i BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda.

Lexo edheKonjufca merr pjesë në Forumin e Ishujve të Paqësorit në Palau
“E vërteta dhe drejtësia për personat e zhdukur janë domosdoshmëri”, thuhet në mesazhin e BE-së.
Britania dhe BE-ja kërkuan vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen dhe identifikimin e personave që ende rezultojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999.