Brenda javës dy projekte të mëdha në këtë fshat të Drenicës (FOTO)

Pranvera ka nisur në mënyrën më të mirë për fshatin Makërmal të Skenderajt.
Në këtë fshat ditë më parë u vë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle, shumë e nevojshme për nxënësit e këtij fshati.
Kurse nga sot banorët e fshatit Makërmal, problemin e rrjetit elektrik të fshatit nuk do ta kenë më pasi tashmë ka përfunduar rrejeti i ri elektrik në kët fshat. Rregullimi i rrjetit elektrik ka qenë kërkesa kryesore e banorëve të Makërmalit drejtuar institucioneve lokale të Skenderajt dhe prioritet i Komunës.
Komuna e Skenderajt duke parë më vëmendje këtë problematikë ka insituar në vazhdimësi te KEDS që në Makërmal të rregullohet rrjeti elektrik. Falë bashkëpunimit të Komunës së Skenderajt dhe KEDS, me banorët e Makërmalit problemi me shpërndarjen e energjisë elektrike në këtë fshat është zgjidhur.
Lexo edheAksident në Skenderaj, goditet këmbësori















