BallinaLajmeBosnja i drejtohet Kosovës, kërkon bisedime për heqjen e taksës

Bosnja i drejtohet Kosovës, kërkon bisedime për heqjen e taksës

Të ngjajshme

“Vetëm mjekët të qëndrojnë”, Merz synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve...

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë...

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

Të enjten, më 2 prill, në orën 10:00, Kuvendi...

Dua Lipa tregon talentin edhe si aktore, Ylli i pop-it pjesë e projektit të ri

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i është bashkuar kastit...

Udhëheqësit e shtetit që nuk e njohin Republikën e Kosovës po i kërkojnë Prishtinës t’ua heqë taksën ndaj produkteve boshnjake përmes bisedimeve. Kërkesa e Bosnjë e Hercegovinës është drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Bosnja dhe Hercegovina dëshiron të negociojë me zyrtarët kosovarë rreth taksës që Qeveria i ka vënë produkteve serbe dhe boshnjake. Kosova do t’i përgjigjet kësaj ftesës për takim pas një jave. Ministri i Tregtisë thotë se nuk lëkundën nga qëndrimi i tyre. ndonëse presioni i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë është intensifikuar

Në javën e fundit të janarit, zyrtarët kosovarë janë ftuar nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës për të negociuar rreth taksës së Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve që prodhohen në Serbi dhe në Bosnjë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ka treguar për Gazetën Express, se me ftesë të autoriteteve boshnjake për të biseduar, ai do të dërgojë ekipin e tij në këtë takim.

Ministri Shala thotë se atje do të shkojnë vetëm për të qartësuar qëndrimin e Kosovës të vënies së taksës prej 10 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe e boshnjake.

“Marrëveshja e CEFTA-s parashikon konsultime të tilla. Bosnja na ka thirrur, stafi im shkon dhe e qartëson pozicionin tonë dhe arsyet pse kemi vendosue këtë masën 100%”, është shprehur ministri.

Ftesës, sic tregon Shala, nuk do t’i përgjigjen zyrtarët e lartë shtetërorë.

“Marrin pjesë stafi teknik/profesional që përfaqëson Kosovën në CEFTA-s”, ka thënë Shala.

Qeveria kosovare në fillim të nëntorit vendosi taksë prej 10 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake.

Një ditë pas dështimit për t’u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare tën policisë (INTERPOL) kjo taksë u rrit në 10 për qind.

Kryeministri Ramush Haradinaj vlerësoi se Serbia, si importuesja më e madhe, meriton taksën si kundërpërgjigje ndaj fushatës së ashpër kundër shtetësisë së Kosovës.

Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të sanksionohej për cështje të reciprocitetit.

Qeveritarët thonin se kjo masë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës u mor për shkak pengesave që u bëhet biznesëve kosovare dhe moslejimi i automjeteve nga Kosova të hyjnë në territorin e Bosnjës.

Kur kanë kaluar dy muaj që nga sanksionimi i dy shteteve që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe nuk njohin simbolet e saj, është shtuar presioni nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës.

Kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar kërkesën e ndërkombëtarëve, madje ai në fillim të javës tha se, me gjasë nuk mund të udhëtojë për në Uashington për shkak të klimës së krijuar nga vendosja e taksës.

Është raportuar se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të tij për t’ia hequr taksën Serbisë dhe Bosnjës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz