back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBislimi ishte kompromis për Shef të Rinisë së PDK’së, të tjerët u...

Bislimi ishte kompromis për Shef të Rinisë së PDK’së, të tjerët u detyruan të mos garonin

Të ngjajshme

Granit Geci, Triumf Sadiku dhe disa kandidatë të tjerë për Kryetar të Forumit Rinor të PDK’së janë detyruar të mos i hynin garës për Shef të të rinjve të PDK’së. U është kërkuar të mos e pengojnë Donjet Bislmin për t’u bërë pa asnjë pengesë i pari i të rinjve në Partinë e Kadri Veselit. Kandidati i deritashëm për Shef të të rinjve, Granit Geci, në një postim në Fb, ka konfirmuar se ishte tërhequr për “t’i hapur rrugë vlerave unifikuese”.

Granit Geci, njëri prej kandidatëve kryesor për të udhëhequr të rinjtë e PDK’së, e ka konfirmuar se kishte lëshuar rrugë për Donjet  Bilsimin që ky i fundit të bëhej Shef i rinisë së PDK’së .

Pavarësisht kësaj, ai ka premtuar përkrahje Kryetarit të ri të të rinjve të PDK’së.

“Vetëm pranë njëri-tjetrit do të jemi të fuqishëm, duke ju lëshuar rrugë vlerave unifikuese do të ecim përpara. Na priftë e mbara shok, do të jem pranë teje në cdo kohë. Urime Kryetar”, ka shkruar Geci, pak pas votimit për Shef të të rinjve të PDK’së.

Pos Gecit nga gara është tërhequr edhe Triumf Sadiku, i cili deri në momentet e fundit ka qenë në garë për Kryetar të Rinisë së PDK’së.

Ndërkohë, burime të Express, kanë treguar se edhe Geci, por edhe Sadiku u është kërkuar nga udhëheqja e PDK’së t’i lëshojnë rrugë Donjet Bislimit me arsyetimin se është më i duhuri për t’i përfaqësuar të rinjtë e partisë.

Zyrtarë të PDK’së kanë konfirmuar se tërheqja e Gecit dhe Sadikut nga gara për Kryetar të Rinisë ka ardhur pasi e kanë parë se Donjet Bytyqi është i pakonkurrencë në parti. Kanë thënë se në çdo variant nëse nuk do të pranohej propozimi i udhëheqjes së PDK’së do të mund të ndodhte edhe largimi i tyre nga PDK’ja.

Deri tash Forumin e Rinisë së PDK’së e ka udhëhequr Triumf Sadikaj, ndërsa, para tij ishte Memli Krasniqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz