back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareBënte foto e video në Tik-Tok, shkarkohet nga detyra gjyqtarja bionde shqiptare

Bënte foto e video në Tik-Tok, shkarkohet nga detyra gjyqtarja bionde shqiptare

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Enkeleda Kapedanin, gjyqtaren e Elbasanit që u bë e famshme nga videot në “Tik Tok”.

Trupa gjykuese ka vendosur shkarkimin e saj, pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër. Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni.

KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë atë shitjes së kamionit.

Kujtojmë se prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz