Bekim Jashari: “Mbaji duart në timon e jo në telefon!”

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në fushatën vetëdijesuese për ngasësit në komunikacion “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”, duke iu shpërndarë atyre aromatizues të veturave me mesazhin e lartcekur.
Në postim e tij në facebook, kryetari Jashari, ka shkruar:
“Një kontribut i vogël me një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”.
Na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve.

Lexo edheRamush Haradinaj shkon në Drenicë pasi ia mori PDK-së Naim Bazajn
Ndalohet leximi i këtij mesazhi gjatë ngasjes!”.














