Ramush Haradinaj shkon në Drenicë pasi ia mori PDK-së Naim Bazajn

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka takuar anëtarin e ri të AAK-së, Naim Bazajn.
Haradinaj ka vizituar familjen Bazaj në Drenicë ku e kanë pritur në konak familjarët e anëtarit më të ri të AAK-së.
Haradinaj përmes Facebook-ut ka shkruar se Naim Bazaj në AAK po futet së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme.
“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edheNaim Bazaj bashkë me 300 persona i bashkohen sot partisë së Haradinajt
Ai i ka falënderuar ata për besimin ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Falemnderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj. /GazetaExpress/
















