Bebe Rexha flet shqip me kushëririn 8-vjeçar: Ishalla i gjejmë Bebes një burrë
dp

Lexo edheEma Andrea zbulon gjendjen e vështirë të Monika Lubonjës, pas videove intime

Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, teksa shihet duke biseduar në gjuhën shqipe me kushëririn e saj tetëvjeçar.
Në një video të publikuar në InstaStory, Rexha dëgjohet duke e pyetur të voglin për një fjali që ai kishte thënë më herët, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.
“Qysh ke thënë, ‘ishalla do t’i gjejmë Bebes një burrë’? Pse? Se jam e vjetër pak a?”, dëgjohet duke i thënë këngëtarja kushëririt të saj.
Më pas, ajo e pyet se sa vjeç është. Kur i vogli përgjigjet se është tetë vjeç, Rexha i thotë në shqip: “Sa i mençur”.

Lexo edheEma Andrea zbulon gjendjen e vështirë të Monika Lubonjës, pas videove intime
Momenti ka tërhequr vëmendje, duke treguar edhe një herë lidhjen e këngëtares me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Bebe Rexha është rritur në një familje shqiptare në New York dhe ndër vite ka folur shpesh me krenari për origjinën e saj shqiptare dhe lidhjen me kulturën e vendit.