Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBashkimi përforcohet me qendrën De’Quon Lake

Bashkimi përforcohet me qendrën De’Quon Lake

Të ngjajshme

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Italia prek gjysëmfinalen e Kampionatit Evropian pas 28 viteve

Kombëtarja e Italisë tek femrat ka arritur në gjysëmfinalen...

Lokalizohet zjarri te objekti i banimit afër Parkut të Qytetit

Zjarri te objekti i banimit afër Parkut të Qytetit...

Klubi i basketbollit Bashkimi është përforcuar me qendrën De’Quon Lake.

Prizenasit besojnë se përvoja ndërkombëtare e basketbollistit të gjatë 208 centimetra do t’i ndihmojë ata në sezonin 2025/26, shkruan “Gazeta Express”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit Portokalli në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“Zyrtare: De’Quon Lake te KB Bashkimi! Me shumë kënaqësi prezantojmë qendrën De’Quon Lake (208 cm) si përforcimin më të ri për sezonin 2025/26! Lake ka përvojë të pasur ndërkombëtare. Karrierën e nisi në Hungari me Falco Szombathely, ku fitoi Kupën dhe Kampionatin, duke u aktivizuar edhe në Basketball Champions League. Më pas ka luajtur për Tsmoki-Minsk, Oklahoma City Blue (G-League), Humacao, Czarni Slupsk, SZTE Szeged dhe së fundmi Atomeromu Paks. Në sezonin e fundit 2024/25 me Paks, shënoi mesatarisht 9.2 pikë dhe 7.1 kërcime për ndeshje, me 69.1% saktësi në gjuajtje. Ai sjell fuqinë fizike, eksperiencën dhe prezencën e fortë në zonën e trapezit, armë të vlefshme për sfidat që na presin! Mirë se erdhe në Prizren, De’Quon!”, njofton klubi kosovar. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit