Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Shkëlzen Dragaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciale mori vendim që të refuzojë mocionin e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së.
Dragaj thotë se drejtësia është në rënie të lirë dhe e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së.
“WTF! Paneli e rrezoi mocionin e mbrojtjes me arsyetimin se nuk ka atë autoritet. Me një fjalë, Paneli po thotë ‘unë kam autoritet me të dënu mbi Kushtetutë, ligje e konventa’, ama ‘nuk kam autoritet me të liru nga do akuza’. Drejtësi në rënie të lirë, e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së” shkroi Dragaj.
Kujtojmë se mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka kërkuar që të rrëzohen të gjitha akuzat për krimet apo incidentet e kryera para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.
Kjo është periudha brenda së cilës ekipet mbrojtëse janë të bindura se ka zgjatur konflikti i armatosur në Kosovë, ndryshe nga çfarë ka përfshirë ZPS-ja në aktakuzë, pra krime gjatë periudhës mars 98 dhe shtator 99.
Por, kërkesa e tyre u rrëzua sot.