BallinaLajmeBashkëshortja e Millosheviqit: Ju rrëfej çka ka hequr burri im me shqiptarët

Bashkëshortja e Millosheviqit: Ju rrëfej çka ka hequr burri im me shqiptarët

Të ngjajshme

Merret vendimi përfundimtar, caktohet kur luhet derbi mes Romës dhe Lazios

Pas kaosit të ditëve të fundit për kalendarin e...

Sami Lushtaku s’ka marrë ftesë nga Prokuroria për intervistim, thotë djali i tij Mërgimi

Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, djali i Sami Lushtakut,...

Hashim Thaçi rrëfen me emocione takimin me Adem Demaçin një ditë para pavarësisë: “E gënjyen”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive në...

Ish – bashkëpunëtori i afërt i Sllobodan Millosheviqit, Momir Bullatoviq, në një bisedë për “kurir” të Beogradit ka treguar ato që ai i ka quajtur vështirësi të ish- kryetarit të Serbisë që i kishte hasur në Kosovë dhe me shqiptarët e saj gjatë kohës sa ai ishte kryetar i Serbisë.

Ka thënë se për Millosheviqin Kosova ka qenë një patate e madhe e nxehtë që i mbeti në dorë, pasi, çështja e saj ishte ende e pazgjidhur.

E, sipas Bullatoviqit, zgjidhja e statusit kërkonte ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974 sipas të cilës Kosova kishte faktikisht shtetësi.

Dhe ky dhe ka qenë aktiviteti i parë i Millosheviqit .

Ai e ktheu Kosovën në kuadër të Serbisë”, ka thënë Bullatoviq.

Ish-zyrtari jugosllav nga Mali i Zi më pas tregon se shqiptarët bojkotuan të gjitha institucionet e mundshme, ndërsa në botë dërguan imazhe që nuk ishin në favor të Serbisë e as të Jugosllavisë.

Pas kësaj, ka treguar Bullatoviq, një numër i madh i serbëve dhe i malazezëve në Kosovë kishin zënë pozicione që objektivisht nuk u takonin. Kjo për shkak se shqiptarët nuk donin të merrnin funksione shtetërore.

Mjaftonte të ishe serb apo malazez e të merrje një funksion të mirë shtetëror. Pastaj të tregoje forcën, mos durimin dhe jo transparencën në afarizëm”, tha Bullatoviq.

Madje, sipas tij, për këtë kishte reaguar edhe vetë Millosheviq i cili në një rast paska pas thënë: “Më të vështirë e kam me serbët e malazezët nga Kosova se sa me shqiptarët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz