Vëllaznimi nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Drenasi.
Sfida përfundoi 0:0 ndonëse ekipi gjakovar kishte më shumë nga loja.
Kësisoj, gjakovarët kanë lëshuar mundësinë që të dalin në pozitën e katërt pas humbjes së Vitisë dje.
Kjo ka nervozuar tejmase trajneri, Ismet Munishi, i cili pas ndeshjes ka qenë i ashpër me futbollistët e tij. Ai i ka qortuar ata, teksa kritika më të mëdha i presin lojtarët në analizën e lojës.