Ditën me diell duket se më së miri po e shfrytëzojnë banorët e fshatit Kllodernicë të komunës së Skenderajt.
Ata kanë marrë një inicativë për ta rregulluar vet rrugën e tyre, pasi askush nuk po interesohet për ta, kështu së paku është shprehur një banor i fshatit për Drenica Press.
“Kjo rrugë quhet Murrem Imeraj, kemi dalë me traktorë dhe me mundësit tona, që ta rregullojmë këtë rrugë”, shkruan banori.
Më poshtë mund të gjeni fotot dhe videon e punës së tyre. /Drenica Press/



