back to top
Thursday, July 31, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami: ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin – përndryshe Prokuroria le të zbarkojë...

Bajrami: ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin – përndryshe Prokuroria le të zbarkojë në zyrat e tyre

Të ngjajshme

Me dekret presidencial, Osmani ia jep shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës

Preisdentja Vjosa Osmani, njofton se sot me dekret presidencial,...

Dua Lipa merr nënshtetësinë e Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në një...

Gazetari i njohur zbulon çmimin e vërtetë të Alexander Isak

Kampionët e Premier League kanë ndjekur Alexander Isak deri...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke kërkuar që kjo e fundit ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale  dhe ta pezullojë menjëherë vendimin për përjashtimin e rreth 1300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike.

Ajo ka theksuar se para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së.

“ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin për përjashtimin e rreth 1300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, në përputhje me vendimet e Gjykatës, deri në vendimin përfundimtar. Përndryshe, nesër, para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë: për interesat e kujt po punojnë ata aty? S’ka rrugë tjetër. Pikë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka publikuar edhe lajmin për vendimin e Gjykatës Komerciale, përmes së cilit është pezulluar përkohësisht vendimi i ZRrE-së që parasheh kalimin e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Sipas këtij vendimi, masa e pezullimit do të vlejë deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës për këtë çështje./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit