back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeAutostrada që i kushtoi Kosovës mbi 700 milionë përurohet më 29 maj

Autostrada që i kushtoi Kosovës mbi 700 milionë përurohet më 29 maj

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar kabinetin për përmbylljen e punëve në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, duke treguar se përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi” do të bëhet më 29 maj, transmeton Gazeta Metro.

Ministri i Infrastruktures ka treguar që i gjtihë projekti i kësaj autostradës me punët shtesë do t’i kushtojë Kosovës diku 700 milionë euro.

“I tërë projekti i kësaj autostrade me gjithë 10 përqindëshin që i ka pas punët shtesë e krejt, do t’I kushtojë Kosovës diku 700 milionë.”, ka thënë ai para disa kohësh.

Po sot, me vendim të Qeverisë janë ndarë mjete financiare për implementimin e projektit Kompakt të Zyrës së për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit si dhe u ndanë mjete financiare për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjat (MARRI), me seli në Shkup, për vitin 2019.

Vendim tjetër që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-kalimit kufitar të përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Zona Kadastrale Stançiq, Komuna e Gjilanit.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Koncept Dokumenti për Fushën e Konkurrencës i cili ka për qëllim përmirësimin e kornizës ligjore në fushën e konkurrencës, me qëllim mbrojtjen e konkurrencës dhe funksionimin e lirë të tregut. Me përmirësimin e kornizës ligjore synohet të arrihet përputhshmëri më e lartë me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Qeveria aprovoi vendimin për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për nënshkrimin e Protokollit shtesë 6 për Tregtinë në Shërbime në Marrëveshjen për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore dhe u miratua Nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për IPA ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar u njoftua për Raportin mbi Zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit gjatë periudhës janar-mars 2019, derisa Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, informoi kabinetin qeveritar për procesin e Reformës në Administratën Publike dhe rishikimin e Agjencive të Pavarura, derisa Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj njoftoi kabinetin qeveritar rreth përgatitjeve që janë duke u bërë për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz