back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaBotëAutori i maskarës në Zelandën e Re vizitoi disa herë Ballkanin, ja...

Autori i maskarës në Zelandën e Re vizitoi disa herë Ballkanin, ja ku ka qëndruar

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami të Zelandës së Re, lindi në Australi në një familje punëtore me të ardhura të ulta.

Në manifestin e tij të gjatë të publikuar online, Tarrant shkruan se kishte përdorur të ardhurat nga shkëmbimi i kripto-monedhave për të udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Portugali në vitin 2017.

Pas sulmeve të së premtes, autoritetet e disa vendeve kontrolluan të dhënat dhe zbuluan se ai kishte bërë edhe udhëtime të tjera, sidomos në Ballkan.

Disa muaj përpara udhëtimit të tij në Evropën Perëndimore, në fund të vitit 2016, Tarrant kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike, sipas kryeprokurorit të Bullgarisë Sotir Tsatsarov në një intervistë për agjencinë Reuters.

Ai ishte rikthyer në rajon në nëntor 2018 për të vizituar vende historike në Bullgari, Rumani dhe Hungari.

Interesimi i tij për këto vende tregon se ai kishte “njohuri shumë serioze për historinë e Ballkanit dhe dinte hollësi që, do të thosha, pak njerëz në Ballkan i dinë”, u shpreh ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

Tarrant vizitoi gjithashtu “shumë herë Turqinë dhe kaloi aty një kohë të gjatë,” tha për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë turk, pa dhënë datat konkrete të vizitave. Autoritetet turke thanë se po hetonin lëvizjet e tij brenda vendit./VOA/

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz