Autobusi përfshihet nga zjarri në Shkup, nuk raportohet për të lënduar
dp

Lexo edheRrustemi: Abdixhiku duhet të garantojë zbatimin e marrëveshjes për presidentin nga deputetët e LDK-së

Bëhet fjalë për autobusin e linjës 25, i cili qarkullon deri në këtë zonë. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit e Shkupit.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se nuk ekziston rrezik që flakët të përhapen në vegjetacionin përreth.
Nga NTP “Shkupi” njoftuan se nuk ka persona të lënduar, ndërsa vlerësuan reagimin e shpejtë të shoferit.

Lexo edheRrustemi: Abdixhiku duhet të garantojë zbatimin e marrëveshjes për presidentin nga deputetët e LDK-së
“Shoferi ka reaguar shpejt, me gjakftohtësi dhe përgjegjësi. Me reagimin e tij në kohë ka parandaluar pasoja më serioze dhe përhapjen e zjarrit”, thuhet në reagim.
Shërbimet kompetente kanë nisur kontrollet për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Sipas raportimeve, gjatë dy vjetëve të fundit janë regjistruar të paktën tetë incidente të ngjashme me autobusët e transportit publik në Shkup.