back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaSportArsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Të ngjajshme

15 arsye pse meshkujt preferojnë gratë e pjekura

Është një fakt dhe ndoshta nuk është për t’u...

Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për...

Konjufca dhe Bogujevci – Emrat që do zgjidhnin bllokadën, por VV po i injoron për t’ia zgjatur krizën vendit

Vetëvendosje vazhdon të thellojë krizën institucionale në Kosovë duke...

Tiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për dy javë

Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrugore 24...

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar mesfushorin ofensiv të Crystal Palace, Eberechi Eze, duke tentuar ta “rrëmbejë” nga dora e Tottenhamit, që kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Arsenal ka bërë një ofertë më të lartë për lojtarin dhe për klubin, ndërsa Crystal Palace tashmë e ka pranuar ofertën e “Topçinjve”, transmeton lajmi.net

Ky vendim i Arsenalit erdhi pas lëndimit të Kai Havertz, duke i shtyrë ata të kërkojnë përforcime urgjente në mesfushë.

Tottenham ishte në bisedime të avancuara për ditë me radhë, por tashmë pritet të tërhiqet, ndërsa Arsenal është favorit për ta finalizuar transferimin.

Eze pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 60 milionë funte./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz