back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditArsenali identifikon yllin e Ligës Premier si ‘plan B’ nëse dështon transferimi...

Arsenali identifikon yllin e Ligës Premier si ‘plan B’ nëse dështon transferimi i Seskos

Të ngjajshme

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Arsenali po e konsideron transferimin e Joao Pedros nga Brightoni, teksa ‘Topçinjtë’ po shikojnë për alternativa të Benjamin Seskos. 

Klubi londinez thuhet se e ka bërë Seskon prioritetin e tyre kryesor për ta përforcuar vijën e sulmit, por ata po i mbajnë të gjitha opsionet e hapura. 

Pedro po shihet si një alternativë e përshtatshme sipas mediumit anglez The Sun. 

Brighton në anën tjetër është i hapur ndaj ofertave për brazilianin dhe do ta pranonin shitjen e tij për 70 milionë euro. 


Thierry Henry vë në dyshim standardet e Mikel Artetas

Lexo po ashtu
Thierry Henry vë në dyshim standardet e Mikel Artetas

Pedro ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë në 70 ndeshje, që prej se iu bashkua atyre në vitin 2023 nga Watfordi. 

I njëjti raport shton gjithashtu se Arsenali mund të rivalizohet nga Neëcastle, Liverpool dhe Aston Villa në garën për nënshkrimin e tij. 

Pedro nuk u paraqit në dy ndeshjet e fundit të sezonit të Brightonit pas një përplasje në stërvitje me bashkëlojtarin e tij Jan Paul Van Hecke. 

Trajneri Fabian Hurzeler kishte thënë se ka ‘velra që nuk janë të negociueshme dhe se nuk bëj kompromise’ pas këtij incidenti, duke hapur rrugën për ofertat që vijnë në drejtim të Pedros. 

Një sulmues i ri mund të konsiderohet si kusht për Arsenalin këtë verë, pasi ata kanë realizuar 17 gola më pak se sa kampioni Liverpooli. 

Sesko dhe Viktor Gyokeres mund të konsiderohen si dy prioritet kryesore të tyre, por Pedro është gjithashtu një opsion./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz