Arrihet paqja Putin-Erdogan, Rusia heq sanksionet ndaj Turqisë
Është arritur paqja mes Erdogan dhe Putin. Një telefonatë e kreut të Kremlinit për t’i shprehur ngushëllimet e rusëve për tragjedinë e stambollit ka depërtuar në ofensivën diplomatike të presidentit turk për ripërtëritjen e marrëdhënieve.
Paqja është tashmë e konfirmuar, nisur edhe nga fakti se së shpejti do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy liderëve, që do të shoqërohet me heqjen e sanksioneve ruse ndaj Turqisë. “I kam kërkuar qeverisë ruse që t’i heqë”, ka deklaruar presidenti Putin.
Kanë kaluar thuajse 7 muaj që nga rrëzimi i avionit “Sukhoi Su-24” nga aviacioni turk në afërsi me kufirin sirian. “F-16” i ngritur në ajër nga Ankaraja hapi zjarr ndaj gjuajtësit të Moskës për shkelje të hapësirës ajrore turke.

Lexo edheU lutëm për Parisin, pse jo për Stambollin?
Avioni rus ra dhe piloti, që u hodh me parashutë, ra në duart e rebelëve sirianë të cilët e vranë. Të njëjtin fat pati edhe anëtari i një skuadre shpëtimi i dërguar me helikopter.
Gjithashtu, rrëzimi i avionit shkaktoi një krizë diplomatike shumë të rëndë, duke i dhënë jetë një seri sanksionesh nga ana e Moskës, aviacioni i të cilës kishte lokalizuar disa herë përmes radarëve avionët turq në qiejtë sirianë, duke dhënë mesazhin: jemi gati të reagojmë fuqishëm.














