Arrihet marrëveshja, dy kampionë bote në ring më 20 korrik
BILLI

Lexo edheVideo: Çmenduri! Akhisarspori si Tirana, Cikalleshi çon ekipin në finalen e Kupës

Bëhet fjalë për dy kampionë bote, që do të kryqëzojnë dorezat në peshën “welter” (pesha 63-67kg).
Pacquiao, 61, fitore, 7 humbje dhe 2 duele barazim, mban titullin kampion të kategorisë WBA.
Ndërsa Thurman, 29 fitore, asnjë humbje dhe 1 barazim, mban titullin e e kategorisë WBA Super. Një përballje që konsiderohet si sfida më e rëndësishmë e kësaj vere deri më tani.

Lexo edheVideo: Çmenduri! Akhisarspori si Tirana, Cikalleshi çon ekipin në finalen e Kupës
40-vjeçari filipinas Manny Pacquiao vjen nga sfida ndaj Adrien Broner zhvilluar në janar të këtij viti, ku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Edhe Thurman, 10 vjet më i ri, për herë të fundit ka dueluar në janar të këtij viti, kur mposhti me vendim shumice Josesito Lopez.