Video: Çmenduri! Akhisarspori si Tirana, Cikalleshi çon ekipin në finalen e Kupës
BILLI

Lexo edheZeneli në mesin e top 10 asistuesve më të mirë në Evropë këtë sezon

Futbollisti i kombëtares tonë kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 36′. Gjuajtje nga jashtë zonte, topi kalon mbrojtjen dhe përfundon në këmbët e kavajasit. Shtatlarti tregohet i qetë para portierit dhe e dërgon në rrjetë për 1-0.
Ndeshja e parë e luajtur në transfertë ka përfunduar 0-1 për ekipin e shqiptarit, ndërsa me këtë gol thuajse e ka të sigurt finalen. Ekipi mik duhet të shënojë 3 gola për t’u kualifikuar në pjesën e dytë. Mision thuajse i pamundur!
Situata e Akhisarsporit është e çuditshme, pasi ekipi turk mban vendin e fundit në Superligën e Turqisë dhe është thuajse e rënë nga elita e futbollit turk, ndërsa nga krahu tjetër synon fitimin e Kupës. Një situatë të ngjashme ka përjetuar ekipi i Tiranës kur ra nga Kategoria, por fitoi Kupën e Shqipërisë.

Lexo edheZeneli në mesin e top 10 asistuesve më të mirë në Evropë këtë sezon