back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeI arrestuari në BQK është vëllai i Hetem Ramadanit, dhe ish- i...

I arrestuari në BQK është vëllai i Hetem Ramadanit, dhe ish- i punësuari i SHIK-ut

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur...

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Shefi i drejtoratit për mbikëqyrje të kompanive të sigurimeve dhe pensioneve në Bankën Qendrore të Kosovës Agron Ramadani, është arrestuar në orët e mesditës së sotme nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka bërë falsifikimin e diplomave.

“Gazeta Blic” merr vesh se ai është vëllai i mjekut popullor, Hetem Ramadanit. Zyrtari i arrestuar siç merr vesh “Gazeta Blic” e kishte prezantuar vetën edhe si ish-anëtar i Shërbimit të Intelegjencës së Kosovës, (SHIK).

Në foto: Agron Ramadani

Prokurori i rastit Rexhep Maqedonci, ka bërë të ditur se i njëjti dyshohet se ka falsifikuar diplomë të shkollës së mesme dhe të fakultetit ekonomik të UP-së.

“Po, mund të ju konfirmoj se dyshohe se ka falsifikuar dhe ka legalizuar përmbajtje të pavërtetë të diplomës së shkollës së mesme dhe të fakultetit ekonomik të Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Maqedonci për “Gazeta Blic”

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me zyrtarin për informim në BQK për rastin në fjalë, Kushtrim Ahmetin por ai nuk ka qenë në gjendje që të konfirmoi rastin me arsyetimin se nuk ka informacione për arrestimin e zyrtarit të këtij institucioni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz