Arrestohet hajni që bënte kërdi me vjedhje në Fushë Kosovë
01

Lexo edheKjo grua është zhdukur nga maji i vitit 2021, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Rastet kanë ndodhur kryesisht nëpër shtëpi në rajonin e Fushë Kosovës.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që në Prishtinë, të arrestojnë personin e dyshuar: V.K. mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Lexo edheKjo grua është zhdukur nga maji i vitit 2021, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.