BallinaLajmeKjo grua është zhdukur nga maji i vitit 2021, policia kërkon ndihmën...

Kjo grua është zhdukur nga maji i vitit 2021, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Të ngjajshme

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

Policia njofton se më datë 05.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Sipas policisë bëhet fjalë për gruan Zarife Igrishta e lindur në vitin 1982, banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, -kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, -kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj”, njofton policia.

Sipas policisë, veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, mirëpo Njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar.


“Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrave :192 apo 045192092”, thuhet në apelin e policisë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz