Një grua kosovare është arrestuar më dje rreth orës 13:30, pasi dyshohet se ka sulmuar një mashkull kosovar me një mjet të mprehtë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas raportimeve, e dyshuara është dërguar fillimisht për tretman në spitalin psikiatrik, ndërsa më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit vazhdojnë.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Prishtinë 27.05.2026 – 13:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/