Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në kuadër të veprimeve policore për hetimin dhe parandalimin e trafikimit me narkotik, sot me datën 05 qershor 2026
sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore Gjakovë ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.
Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar;
-Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gram,
-Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gram,
- Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gram,
- Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram,
-Një armë zjarri e shkurtë me dy fishekë,
-Një pushkë ajrore pa numër serik,
-90 fishekë kalibër të ndryshëm,
-Para të gatshme në shumë 6536.76€, 474 dollar amerikan, dhe 60 franga zvicrrane, si dhe
-Pesë telefona mobil të llojeve të ndryshëm. Katër personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar pranë zyrave të DHTN-së në Gjakovë për
intervistim nën dyshimin për përfshirje në veprën penale, ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori
kujdestar i cili ndaj tyre ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48/h.Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.