HomeShowBizGashi lajmërohet nga spitali: Falënderues që jam gjallë

Gashi lajmërohet nga spitali: Falënderues që jam gjallë

Të ngjajshme

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Lojtarëve të futbollit të Iranit që do të marrin...

Osmani: LDK do ta mbrojë gjithmonë aleancën me Shtetet e Bashkuara

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa...

Osmani: Po hapet kapitull i ri për Kosovën – dinjitet, bashkim dhe e ardhme e fortë

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa...

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Ramush Haradinaj,  nga tubimi elektoral i numrit 128 në...

Abdixhiku: Patriotizmi ynë është central me gaz, aleancë me jashtë, shtetësi e siguri

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar...

Reperi me famë ndërkombëtare, Gashi, ka shqetësuar ndjekësit e tij duke ndarë një foto nga shtrati i spitalit.

Përmes një postimi, artisti bëri të ditur se është detyruar të anulojë disa aktivitete për shkak të gjendjes shëndetësore, duke zbuluar se po kalon një betejë të vështirë shëndetësore.

“Jam falenderues që jam gjallë… po e marr çdo gjë hap pas hapi,” u shpreh ai, duke theksuar se kjo sfidë e ka bërë të vlerësojë më shumë jetën.

Ajo që mori vëmendje të madhe në fund të postimit të tij ishte thirrja për Shqipërinë.

“Dhe Shqipëria nuk është në shitje”, e shoqëruar me flamurin kuqezi.

Ky reagim i tij vjen si mbështetje e hapur për kauzat e fundit sociale dhe mjedisore në Shqipëri, veçanërisht lidhur me mbrojtjen e zonave të mbrojtura si Laguna e Nartës dhe debatet e ashpra mbi projektet e investimeve strategjike në bregdet.

Gashi, i njohur për lidhjen e tij të fortë me rrënjët, ka shfrytëzuar këtë moment vëmendjeje për t’u rreshtuar krah zërave që bëjnë thirrje për ruajtjen e territorit dhe pasurive natyrore të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz