HomeLajmeDurim Halilaj falënderon qytetarët para zgjedhjeve: Shpresoj të takohemi te 110-ta

Durim Halilaj falënderon qytetarët para zgjedhjeve: Shpresoj të takohemi te 110-ta

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qeshorit/ Ambasadori britanik: Qytetarët duan më pak dramë politike dhe më shumë rezultate

Paqëndrueshmëria politike, çështjet ekonomike dhe funksionimi i institucioneve mbeten...

S’po ja don “Kuqezinjve”, mposhten edhe nga Luksemburgu

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar një tjetër humbje brenda 3...

Tubimi përmbyllës i PDK-së, Hamza: Nga e hëna fillon ndryshimi i madh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Kandidati për deputet nga Aleanca, Durim Halilaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pritjen që i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi publik, Halilaj u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë qytetarëve që, sipas tij, i kanë hapur dyert dhe e kanë pritur me ngrohtësi në lagje, qytete dhe fshatra anembanë vendit.

“Secilit që na hapi derën, na zgjati dorën dhe na priti me zemër plot, në çdo lagje, qytet e fshat, faleminderit! Çdo burri, gruaje, të riu e të moshuari që me mençurinë dhe dashurinë për vendin besoi se ëndrra për Kosovën mund të bëhet realitet, faleminderit!”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Secilit që na hapi derën, na zgjati dorën dhe na priti me zemër plot, në çdo lagje, qytet e fshat, FALEMINDERIT!

Çdo burri, gruaje, të riu e të moshuari që me mençurinë dhe dashurinë për vendin besoi se ëndrra për Kosovën mund të bëhet realitet, FALEMINDERIT!

Në fund, fletët e votimit janë vendi ku puna takohet me vlerësimin.

Shpresoj të takohemi te 110-ta sepse tani verdikti është në duart tuaja.

Më 7 qershor,  

Votoni-Siguri.

Votoni-Zhvillim.

Votoni-Energji.

1 Ardian Gjini

11 Ramush Haradinaj

110 Durim Halilaj

128 për një Kosovë që sheh më larg.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz