HomeShowBiz“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e tij”, Soni e gatshme për...

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e tij”, Soni e gatshme për rikthim me Flor Mumajesin: Pleqëria ndoshta është më e ëmbël…

Të ngjajshme

Surpriza me dron që kantautori Flor Mumajesi i bëri Sonit në Ferma Vip ishte një nga momentet më të veçanta.

Prej vitesh i shkëputur nga skena muzikore, fansat presin një sinjal nga Flori, i cili erdhi dje në fermë.

E pyetur sot për atë surprizë të veçantë, ku 300 dronë ndriçuan qiellin, Soni shprehu hapur ndjenjar për Florin.

“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskret dhe jei privat e të heshtur të dy. Prisja një gjë të vogël, por jo atë aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, tha Soni.

Këngëtarja tregoi edhe përjetimet kur pa surprizën e veçantë, që qielli u ndriçua nga fytyra e saj dhe dedikime për të.

“Mbrëmë dola dhe po shikoja që ishte qielli pa ujë dhe po mendoja se do prishej koha. Në një moment filloj muzika dhe u mbush qielli si me yje. Më solli yjet në qiell. Fytyra ime ishte si ajo hëna që i ndriçon atij atë qiellin me re. Ne gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin.

Emocioni ishte shumë i madh dhe unë u bllokova. Ngela e habitur dhe nuk po arrija dot të shprehja asnjë gjë”.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse do të ketë një rikthim mes tyre, Soni nuk e mohoi, por tha:

Në një marrëdhënie hapat e rëndësishëm duhet ti marrë mashkulli. Ai gjërat nga ana ime i di”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz