back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeArrestohen 300 anëtarë të bandës MS-13

Arrestohen 300 anëtarë të bandës MS-13

Të ngjajshme

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...
- Advertisement -

Zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit njoftuan dje arrestimin e rreth 300 anëtarëve të bandës së dhunshme “MS-13”, të cilën administrata Trump ka premtuar ta shkatërrojë.

Arrestimet janë kryer javët e fundit, si pjesë e një operacioni të madh me emrin “Operation Raging Bull” udhëhequr nga zyrtarët amerikanë të emigracionit dhe të Doganave, transmeton VOA. Falë tij u arrestuan 214 anëtarë të “MS-13-it” në Shtetet e Bashkuara dhe 53 anëtarë në El Salvador, ku ndodhet baza e bandës.

Operacioni dyfazësh, që synonte anëtarët e “MS-13-it” dhe lidhjet e tyre financiare në botë , nisi nën administrimin e ish Presidentit Barak Obama, por u përshkallëzua nën Presidentin Donald Trump.

Faza e parë, 18 mujore përfundoi në shtator me arrestimin e 51 anëtarëve të bandës në El Salvador, njoftuan zyrtarët në një konferencë shtypi në Uashington.

Gjatë fazës së dytë, që nisi në 8 tetor deri më 11 nëntor, u kryen gjithë arrestimet e tjera në Shtetet e Bashkuara dhe në El Salvador.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions i cilësoi arrestimet si një hap të rëndësishëm në përpjekjet e administratës Trump për të shkatërruar “MS-13-in”, anëtarët e të cilit janë përfshirë në një seri vrasjesh të profilit të lartë në të gjithë vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz