BallinaShqiptareMe armë e maska grabisin dy pika karburanti brenda gjysmë ore

Me armë e maska grabisin dy pika karburanti brenda gjysmë ore

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Grabiten dy pika karburanti brenda gjysme ore ne Sarande. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem ne lagjen ”Nr.1.” te qytetetit. Sipas te dhenave te policise kane qene dy punonjesit e karburantit qe kane denoncuar grabitjen.

Informacioni i policise

Më datë 28.12.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në lagjen ”Nr.1.”, janë vjedhur dy pika karburanti nga dy shtetas të pajisur me maska dhe armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen ”Nr.1”, dhe kanë marrë kontakt me shtetasin K.S., 58 vjeç, dhe R.S., të dy punonjës në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy shtetas ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Panorama/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz