BallinaLajmeArbëreshët vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Arbëreshët vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Kryetarët e komunave arbëreshe të Italisë, të udhëhequr nga kryetari i Komunës Pianna Degli Albanezi, Rosario Petta, kanë vizituar sot pasdite Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku janë pritur nga drejtorët komunal, me ç’rast kanë bërë bomazhe te varri i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, si dhe te dëshmorët tjerë të kombit.

Në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Gjermani, mirë së ardhje u ka uruar drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala.

Ndërkaq, Petta është shprehur se kjo vizitë është tepër emocionuese për arbëreshët, duke shtuar se ajo çfarë ka ndodhur në Prekaz, është vetëm një pjesë e historisë shqiptare.

Më pas kanë vizituar edhe Kullën e Rezistencës së Familjes Jashari, ku ciceroni zyrtar i kompleksit i ka njoftuar me luftën e Jasharëve, duke i bërë arbëreshët të qajnë herë pas here.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz